“Doja ta përqafoja dhe të qaja”, mjekja Shorja ndan historitë prekëse në “Jeto me Orën”

Mjeka kirurge Lida Shosha ndau histori të sajat me pacientët.

Gjatë një interviste në RTV ORA në “Jeto me Orën” ajo ndau dy histori të cilat tregojnë dhe lidhjen e saj të ngushtë që krijon me pacientët e saj. 

Rasti i parë ishte ai i një nëne nga Fushë-Kruja.

Lida Shosha: Dje kisha një rast nga Fushë-Kruja ishte një nënë aq e lodhur dhe e sëmurë nga sëmundja tumorale. Bisedova pak me të, ishte diku te 80 vjet. Më tha ‘nuk e di se sa shumë kam bërë në jetën time, sa mjaltë, sa punë të bukura’. Doja ta përqafoja dhe të qaja. Ishte shumë vonë të bëja diçka për të. Përveç një qetësuesi nuk mund ti bëja asgjë, se sëmundja ishte shumë e përhapur. Ne ngarkohemi çdo ditë me rastet e rënda. Unë fle me pacientët, me sfidat, me mënyrën si do ta zgjidh. Nëse i lë në derë të spitalit nuk je një mjek i mirë. Pacienti duhet ta dijë se ti je me të. Në shumicën e rasteve kam arritur të jem bindëse dhe të krijoj një urë me pacientin.

Sakaq një histori tjetër dhe një moment i vështirë ishte dhe kur ajo duhej të operonte miken e saj por rezulton pozitiv me kovid.

Lida Shosha: Një mikesha ime që e kam kuruar vite e vite më parë në janarin e vitit të kaluar vjen me tumor të zorrës. Të nesërmen që kishim vendosur për operim unë isha prekur me kovid. Ajo më priti derisa kalova situatën dhe pacienti  i parë që operova ishte ajo. Sot gëzon shëndet të plotë. Ata morën një prej pikturave të mia në ekspozitë, një trëndafil. Meritojnë të vazhdojnë jetën me gjërat e bukura për të jetuar.