Protesta për incineratorët, Meta: Boll me drejtësi me regji, Rama shporru, SPAK-u të heqë shaminë nga sytë
Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe opozita.
Në fjalën e tij Meta tha se u bënë 559 ditë nga denoncimi zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk e shikon.
Meta: U bënë 559 ditë nga denoncimi zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk e shikon. Jemi të gjithë dëshmitarë këtu se nuk ka incinerator dhe e gjitha është një mashtrim. Jemi këtu për ta treguar me gisht këtë vend krimi në mënyrë që drejtësia e SPAK-u ta heqë nga sytë atë shaminë që u kanë vënë në sy dhe të çojnë rilindasit para drejtësisë.
Mjaft më me drejtësi me regji! Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është drejtësia e kapur për fyti dhe drejtësia me regji që prangos fukarenj dhe merr direktiva nga kongresi i partisë mavi, duke mbyllur sutë për këtë aferë me mafien më Ramën në krye. Rama ik është e tejkaluar, Rama shporru në mënyrë që mafia të mos hyrë në familjet tuaja!

