Berisha mbledh nesër grupin parlamentar, zbardhet mesazhi i Luçiano Boçit dërguar deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të mbledhë nesër grupin parlamentar.

Kjo është mbledhja e parë e thirrur nga Berisha për këtë sesion të ri parlamentar.

"Ju përshëndes! Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:

-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës

-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre

-Të tjera

Falenderime!" thuhet në mesazhin e Luçiano Boçit, i cili u është dërguar dhe deputetëve demokratë që nuk kanë mbështetur Berishën.

Nënvizohet se pjesëmarrja dhe kontributi i deputetëve në këtë mbledhje është shumë e rëndësishme.

Vlen të theksohet se Enkelejd Alibeaj nga ana tjetër zhvilloi një mbledhje grupi në një prej hoteleve të kryeqytetit një ditë para nisjes së Kuvendit.

Në takim morën pjesë fizikisht 20 deputetë dhe 8 të tjerë online ku edhe rikonfirmuan Alibeajn si kryetar grupi.

Nga ana tjetër Sali Berisha ka emëruar Luçiano Boçin.