Meta: SPAK-u diktohet nga kongresi i PS-së, Rama dhe larva Veliaj autorët e aferës së incineratorëve

Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe opozita, për aferën e incineratorit të Tiranës.

Në fjalën e tij Meta tha se sot SPAK-u justifikohet se janë në hetime paraprake, por të gjithë e kuptojnë se ky është një veprim i qëllimshëm dhe i diktuar nga kongresi i PS-së.

Meta: Sot SPAK-u justifikohet se janë në hetime paraprake, por të gjithë e kuptojnë se ky është një veprim i qëllimshëm dhe i diktuar nga kongresi i PS-së. Burgosin hallexhinjtë, por kurrë nuk vendosin para drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajt që vodhi kompetencat e këshillit të bashkisë. Kjo firmë e Erion Veliajt i ka dhënë jetën kësaj vepre korruptive.

Me këtë firmë të paligjshme Erion Veliaj ka futur në borxh gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite dhe që mafia e incineratorëve të blejnë vota dhe medie e analistë shpirt shitur. Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afera kriminale dhe ajo akoma vazhdon, sepse Edi Rama dhe larva e tij kanë kapur drejtësinë për fyt.