Kalaja: Në këtë landfill Erion Veliaj vrau Ardit Gjoklajn, të mos i harrojmë padrejtësitë!

Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe opozita.

Në fjalën e saj, Adriana Kalaja nga Partia Demokratike u shpreh se Erion Veliaj në këtë vend vrau adoleshentin Ardit Gjoklaj.

Kalaja: Më bëjnë përshtypje këto fotot e turpshme të Erion Veliajt dhe bandës që drejton këtë vende. Në ato gërmadha mbeti i vrarë ose e vrau Erion Veliaj Ardit Gjoklajn dhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi. Të gjithë duhet të reagojmë dhe të mos harrojmë padrejtësisë që u bëhen njerëzve.

Brenda këtij vendi që është një skenë krimi, brenda këtyre ambienteve janë futur 6 furgona me policë. Ne e dimë se nuk ka polici të shteti, por janë banditë me uniformë që i shërbejnë kryebandit Edi Rama dhe atij që po shkatërron Tiranën.