Miliarderë me plehrat, Baçi: Rama vendos kush do të arrestohet për inceneratorët
Luan Baçi, Deputet i Partisë Demokratike në një intervistë në Ora News me Gazetaren Sonila Musai u shpreh se është e dukshme që SPAK ka bashkëpunim me politikën duke parë mënyrën se si është vepruar deri tani me hetimet dhe arrestimet.
Luan Baçi: Më vjen keq por më duhet ta them, duket sikur është në një bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin për mënyrën se si duhet të veprojë, kë duhet të arrestojë deri kur duhet të venë hetimet dhe kush duhet të përballet me ligjin. Është dukshëm kjo situatë nga mënyra se si është vepruar deri tani, thjesht janë nën presionin e qytetarëve shqiptarë, duke qenë që qytetarët janë në dijeni të plotë tashmë për këtë aferë korruptive.
“Kjo falë opozitës sidomos opozitës, Partisë Demokratike që ka qenë që në fillimet e veta duke denoncuar me fakte me argumenta të gjithë këtë aferë korruptive dhe duke ndërgjegjësuar dhe opinionin qytetar për këtë vjedhje të shekullit që e kemi quajtur. Gjithsesi të presim dhe të shpresojmë se ndoshta SPAK pas këtyre protestave të opozitës do të sensibilizohet dhe do të ndërgjegjësohet që nuk duhet të bëjë shaka me padrejtësi të tilla që janë dukshëm të prekshme për qytetarët për arsye se janë paratë e tyre janë me miliona euro.”
