Prag tragjedie në Mamurras, shkëputet papritur ballkoni i katit të pestë të pallatit

Prag tragjedie në Mamurras. Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytet është shkëputur krejt papritur, duke rënë një kat më poshtë.

Banorët e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku që kanosej nga e dy ballkoneve, ndërsa policia menjehëre ka vendosur  perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertët që të vendosin nëse pallati është i banueshëm apo jo.

Dyshohet se shkak i rënies së ballkonit është amortizimi i godinës.