Meta: Rama shporru, ora e drejtësisë po vjen, përmes protestave do të rivendosim demokracinë
Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe opozita, për aferën e incineratorit të Tiranës.
Në fjalën e tij Meta tha se askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat në shërbim të mafies dhe korrupsionit.
Ai shtoi se ora e Drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka çfarë humbet më dhe se Rama duhet të shporret.
Meta: Do të shkojmë në çdo vend krimi dhe tu bëjmë të qartë se drejtësia e është e popullit. Do tu bëjmë të qartë se këto firma janë pronë e të gjithëve dhe askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat në shërbim të mafies dhe korrupsionit. Punonjësit e administratës të mos përdoren më për korrupsionin e Edi Ramës. Zbatoni Ligjin!
Ora e Drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka çfarë humbet më! Rama shporru. Ju falëndero shumë për shpirtin e protestës dhe jam i sigurt se përmes protestave do të rivendosim demokracinë, sepse në një vend ku institucionet kanë rënë, e vetmja mënyrë për ta rivendosur atë është ngritja e popullit.

