Protesta te landifilli i Sharrës, Shehaj: Klodian Zoto ka marrë 27 mln euro edhe pse në kërkim
Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Meta ka mbërritur së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndërsa shihen edhe qytetarë me pankarta.
Ndërkohë, fjalën e parë e ka marrë Brisida Shehaj u shpreh se Klodian Zoto është pronari ilegal i incineratorit të Fierit dhe vazhdon të marrë fonde edhe pse është në arrati.
Shehaj: Klodian Zoto është pronari ilegal i incineratorit të Fierit dhe vazhdon të marrë fonde edhe pse është në arrati. SPAK-u na dha të drejtë, edhe pse me vonesë. Incineratori i Fierit dhe Elbasanit sot janë në sekuestro. Zoto dhe kompania e tij janë të pandehur sot nga SPAK. Incineratori i Tiranës është i lidhur me kompanitë e Zotos dhe ka marrë 100% të parave nga Bashkia e Tiranës.
Incineratori i Tiranës sa e firmosi kontratën, në të cilën është i bashkëlidhur një aneks ku tregohet se sa do të marrë Klodian Zoto nga taksat tona, 140 milionë dollarë për këtë incineratorin që sot nuk ekziston. Klodian Zoto deri në 2021 për këto shkurre ka marrë 27 milionë euro.
