Meta: Rama e ministrat organizatë kriminale, me paratë e incineratorët blejnë zgjedhjet dhe mediet
Ka nisur protesta te landfilli i Tiranës, ashtu sikurse e lajmëroi më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe opozita.
Në fjalën e tij Meta tha se incineratorët janë një aferë që shkon në 430 milionë euro dhe se për ta janë firmosur 17 vendime në një ditë.
Ai shtoi se kjo është një aferë që përdor edhe të vdekur e të moshuarit në azile duke falsifikuar firmat e tyre për të realizuar operacionin e tyre mafioz.
Meta: Janë 430 milionë euro aferë të provuar. Është afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur për fyti nga mafiozët. Të babëzitur nga vjedhja kanë bërë 17 vendime në një ditë. Janë milionë euro që shkojnë në xhepat e tyre për të blerë zgjedhjet dhe mediet. Kjo aferë përdor edhe të vdekur e të moshuarit në azile duke falsifikuar firmat e tyre për të realizuar operacionin e tyre mafioz.
Mafie e qeverisë Rama dhe ministrave të tyre është një organizatë kriminale dhe pjesë e saj janë kryetarë bashkisë, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dhe një rrjet hajdutësh. Kjo organizatë drejton vjedhjen e gjithë vendit dhe oktapodin e incineratorëve.

