Aksident me pasojë vdekjen në Astir, kamioni përplas 35-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2022, 20:33
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e stome në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”.
mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
