Donte juridikun por historia me të atin ktheu mjekësinë në mision për Lida Shoshën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2022, 19:22
Lida Shosha është mjeke kirurge e cila pjesën e parë të ditës e kalon duke kryer operacione kirurgjikale ndërsa pjesën e dytë në telaje.
Gjatë një interviste në “Jeto me Orën” në Ora News ajo rrëfeu se ka pasur dëshirë të studionte për juridik por historia me të atin e ktheu mjekësinë në një mision për të.
Lida Shosha: Unë doja juridikun por im at kishte ëndërr mjekësinë. Kur unë u diplomova ai humbi jetën në betejë me kancerin dhe mjekësia u bë misioni im. Është një profesion ku përveç përgatitjes shkencore duhet të kesh shumë humanizëm. Gjithë përkushtimin tim ja kam kushtuar mjekësisë. Në 7, 8 vitet e fundit piktura është vendi ku gjej një paqe dhe prehje të jashtëzakonshme.
