"Jashtë Matriksit”, Alfred Cako: Next pandemi

Vdekjet pas vaksinimit. Next pandemy ishte tema e kësaj të martë në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: E gjitha bota kaloi një pandemi. Kjo ishte parashikuar nga shumë studiues të cilët janë përpjekur me librat e tyre dhe deklaratat e tyre që t’ia tregonin popullit për këtë plandemi, dhe atë kohë këta quheshin konspiracionistë.

Ne kemi thënë se me një armë biologjike do të sulmohen njerëzit dhe përmes propagandës do të injektohet frikë dhe do të kalohet në veprime të ligjshëm dhe gjysmë të ligjshme e duke i mbajtur njerëzit të mbyllur si në kopsht zoologjik.

Nëse shohim të dhënat e fryra që ekzistojnë sot ka rreth 600 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe nga të cilët kanë vdekur 6.5 milionë. As 10% e atyre që janë konsideruar si të infektuar.

Pandemi është quajtur edhe kjo lia e cila zyrtarisht nga OBSH-ja është shpallur e mposhtur në vitet ’80. Kjo pandemi ta quajmë, i zuri të papërgatitur ata. Të gjithë liderat që kanë drejtuar pandeminë sikurse është Bill Gates dhe e kanë parashikuar që mund të ndodhte një gjë e tillë.

Edhe Rama është shqetësuar në ditët e para dhe u ngujuar në bunkerin e tij, kishte frikë dhe dyshohet se ka probleme nga mushkëritë. Pasi shpërtheu kjo me dy persona dhe u mbyll Shqipëria, dhe filloi bllokimi. Për mua ishin masa ekstreme.

Në Shqipëri ka pasur 330 mijë raste dhe ka pasur 3500 të vdekur. Po të shohësh listën vendet e zhvilluara kanë të njëjtën numër rastesh sikurse vendet me më shumë banorë si India dhe Brazili. Dhe në vende të tilla ku është penguar të veprojë OBSH-ja janë në të njëjtën numër me vende si Gjermania dhe Franca. Norma në SHBA është gati 30%.

Në vitin 2021 dhe 2022 pse ka diferencë numri i të vdekurve që është 8000 më shumë pasi janë vaksinuar. Kjo pasi ka ndodhur ajo që kemi paralajmëruar se vaksinat nuk ju shpëtojnë.