PS nuk e prek hartën territoriale, grupi Alibeaj dështon për të bindur socialistët
U ul në tryezë me demokratët e Alibeaj, por vetëm për t’i dëgjuar se çfarë kërkonin nga reforma territoriale, pasi Partia Socialiste e ka vendosur që të mos ndryshojë numrin e bashkive. Ashtu siç e paralajmëroi në një intervistë për RTV ORA bashkëkryetrja socialiste e komisionit të posaçëm Anila Dena, mazhoranca nuk do ta japë votën për propozimin e demokratëve për të prekur hartën territoriale.
"Ti qëndrojmë ndarjes aktuale territoriale. Jemi për 61 bashki e 12 qarqe" tha Balla pas mbledhjes së grupit PS.
Pasi dështuan të bindin të majtët, grupimi i Alibeaj do të kërkojë një mënyrë tjetër për të bindur elektoratin e tyre që e kanë seriozisht reformën territoriale.
Bashkëkryetarja demokratike e Komisionit të posaçëm deklaron se do të kërkojë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.
“Është tallje me qytetarët që duan ndryshim tê hartës. Është tallje me partnerët që u angazhuan nê proçes. Ështe tallje me parlamentin. Ështe shpërdorim i taksave të qytetarëve, për njê proçes të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës. Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vertete elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor. Edi Rama ka frikë nga vota” shkruan Dhurata Çupi në një postim në facebook.
Ajo thotë se PD do të kërkojë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.
“Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve”
Balla sërish flet për nismat ligjore që prekin ligjin e dekriminalizimit dhe atë të partive politike, por ende asnjë dokument nuk ka depozituar në Kuvend që të marrë rrugën ligjore të diskutimeve parlamentare.
Por socialistët janë kujdesur që çështja e nongratave të mos jetë pjesë e ndryshimeve që do të kërkojnë, një mënyrë për të mbrotjur edhe përfaqësuesit e kësaj force politike.
"Juristet tane e shohin juridikisht të pambështetur në Kushtetutë përfshirjen e një ndryshimi që të pamundësojë personat nongrata"
Me afrimin e zgjedhjeve vendosre, socialistët duan me çdo kusht të shmangin një kundërshtar politik si Sali Berisha, për këtë shfrytëzojnë edhe dalje publike që për këtë rast të ndihmohet edhe nga SPAK.

