DETAJI/U qëllua nga një furgon i bardhë, kamerat kapën momentin e atentatit në Durrës

Drejt Akil Nerjakut, të cilit iu bë atentat ditën e djeshme, më 12 shtator është qëlluar nga një furgon i bardhë.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj, nga informacionet e siguruara, informoi se kamerat kanë kapur momentin kur nga furgoni i bardhë ka dalë një armë me tytë të gjatë, dyshohet snajper dhe ka qëlluar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Sapo ka dalë nga mjeti, një e shtënë ka mbërritur drejt tij, fatmirësisht pa lëndime.

Sipas burimeve e shtëna ka ardhur nga një mjet tjetër, një furgon që ka qenë stacionuar në atë zonë.

Nga kamerat e sigurisë, ai ka rezultuar një furgon ngjyrë i bardhë i cili ka hapur derën e tij, nga ku është dukur dhe arma e gjatë.

Ajo sipas dyshimeve të policisë mendohet se mund të jetë një snajper," deklaroi ai.

Ngjarja fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa një informacion zyrar nga ana e policisë në Durrësit për ngjarjen nuk ka ende.