Balla i kërkon Begajt: Nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore. PS është për 61 bashki e 12 qarqe

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i kërkon presidentit Bajram Begaj të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore që pritet të jenë në 2023.

“Në ditët në vijim presidenti duhet të thërrasë konsultimin me grupet pralamentare për të fiksuar dhe datën e saktë të zhvillimit të zgjedhjeve”

Ndërkohë PS ka propozuar ndryshimet e ligjit për atë që e quan pastrimi I politikës nga spiunët.

“ Duhet të kuptojmë që në ato zgjedhje kushdo që të kandidojë edhe për këshilla bashkiakë duhet të deklarohesh. Ndryshimet në Kod ti vendosim në kohë në mënyrë që zgjedhjet e prillit apo majit të gjithë të verifikohen”  tha Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS. Sa  i takon reformës territorial grupi i PS-së do i qëndrojë kësaj ndarjeje: "61 bashki e 12 qarqe"