Blinken telefonon Ramën: Nuk tolerojmë sulme kibernetike që targetojnë SHBA apo aleatë të NATO-s

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka bërë dje një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar mbi sulmin kibernetik të sistemit TIMS.

Në një postim në Twitter Blinken ka deklaruar se SHBA-ja nuk do të tolerojnë asnjë sulm kundër tyre dhe aleatëve të NATO-s.

"Fola me kryeministrin Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që targetojnë SHBA-së dhe aleatët tanë të NATO-s," shkroi ai ne Twitter.

Ndërkohë ishte zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price që shkroi gjithashtu për këtë bisedë mes vendeve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale,” deklaroi Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.