Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Anton Gjinajt: Sekuestro për 23 pasuri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Anton Gjinajt i njohur si Pashuk Gjinaj.

SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri, 6 prej të cilave biznese, mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm.

Aktualisht, Anton Gjinaj po kryen dënimin me 8 vite e 9 muaj burg në burgun e Reçit të dhënë nga drejtësia spanjolle.