Klodiana Shala: S’jam pishman që s'kalova verën në jug, në Los Angeles mund ta vije çadrën kudo
Sportisja e njohur dhe trajnere personale Klodiana Shala zgjodhi SHBA-në për të kaluar verën që sapo lamë pas. Një shtysë e madhe ishte familja e saj, vëllai, nipi dhe mbesa e saj.
Nuk është penduar që këtë verë nuk e ka shijuar bregdetin e jugut dhe në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora tregon eksperiencën në Los Angelës.
“Asnjë ditë nuk kam shkuar në jug dhe nuk jam bërë pishman. Isha në Los Angeles dhe mund ta vije çadrën ku të doje dhe nuk të thoshte gjë njeri"
Të gjithë ishin në formë?
"Nuk është vetëm tek trupi por dhe kultura si ato ushqehen. Nuk është vetëm aktiviteti fizik por dhe tek ushqimi, (25% me 75%)."
Çfarë e habiti atje?
”Më habiti mirësjellja. Nëse nuk do e provoja s’do e besoja” thotë Klodiana Shala.
Isha në një restorant që më kishin ftuar për darkë njerëzit e nuses së vëllait e cila është Amerika. Ndërkohë që tek restoranti një person më përshëndeste. E pyeta vëllanë se kush ishte. Ai erdhi dhe më tha: Më fal por ti je sportistja shqiptare që ke mbajtur flamurin në ol impiadën amerikan.
Pastaj vëllai pyeti banakierin se kush ishte ky person. E ai tregoi se shtetasi amerikan kishte një fermë bio dhe ishte shumë i apasionuar pas olimpiadave flamur mbajtëse. Ishte një emocion jashtëzakonisht i madh.
Pse i ka bërë kaq shumë përshtypje?
“Në Tiranë mund të dinë shumë mirë kush je por bëjnë gjasmë sikur s’të njohin”
Klodiana Shala është atlete shqiptare nga Shqipëria, njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde kombëtare dhe ka fituar më shumë medalje. Klodiana është kampionie shqiptare dhe rekordmenia absolute në 50, 100, 200, 400 metrave, dhe 110 metrave. Gjatë vitit 2006 ka thyer 5 rekorde kombëtare, 2 në garën e 220 metrave, 2 në garën e 400 metrave dhe 1 në garën e 100 metrave
Emisioni "Dite e Re" transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.
