Detajet e hetimit/ Nerjaku u qëllua sapo doli nga një makinë e blinduar, me të dhe 2 persona të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2022, 11:20
Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se atentati ndaj Akil Nerjakut është bërë më 12 shtator 2022 në vendin e quajtur “Rrota e Kuqe” në plazh.
Nerjaku është qëlluar sapo ka dalë nga një makinë benz e blinduar ku mësohet se udhëtonin dhe 2 persona të tjerë.
Nerjaku I cili I ka shpëtuar atentatit njihet si person me precedent penalë.
“Nuk dihet nëse ka qenë paralajmërim apo vërtet ka qenë fati i Akilit që e ka shpëtuar” informon gazetari.
Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit e ndërsa plumbi ka prekur vetem një makinë e cila ndodhej në anë të rrugës.
