Softa: Policia nuk i kupton ndërtimet pa leje, Kaprata: Janë 3-4 mijë ndërtesa me kate mbishtesë
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Erion Softa, inxhinier u shpreh se policia nuk ka aftësi teknike që të kontrollojë ndërtimet pa leje.
Ndërsa, Gent Kaprata, urbanist tha se janë 90% e ndërtimeve në vend që kanë kate mbishtesë, duke shtuar se administrata i ka lejuar se është partiake.
Softa: Nga eksperienca që kam polica nuk i kupton ndërtimet pa leje. Cili është ai polic që ka kulturë inxhinierike dhe të kuptojë se sa kulla ka, cila është planimetria dhe dalja nga projekti. Prokuroria i ka publike dhe mund të fillojë me çështjen.
Kaprata: Këtu problemi se 90% e ndërtimeve të ndërtuar pas 1990 kanë bërë kate shtesë pa leje. Jemi duke folur 3-4 mijë ndërtesa që kanë kate mbishtesë. Nuk mund t’i fusim vetëm te ndërtesat që janë pa leje nga fillimi në fund. Kjo ka ndodhur sepse administrata ka qenë e interesuar kah interesave partiakë.

