Zgjohet SPAK, drejtori Hervin Çuli 3 orë para prokurorëve për shembjen e Teatrit Kombëtar

Dy vite pas nisjes së hetimeve për shembjen e Teatrit Kombëtar, Prokuroria e Posaçme ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen. I pari që është thirrur për të dhënë sqarime ishte drejtori i Teatrit, Hervin Çuli, i cili ka qëndruar para prokurorëve për afro tri orë. Të akuzuarit kryesorë në këtë çështje janë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në vendimmarrje.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, në kuadër të hetimeve për shembjen e godinës së institucionit nga bashkia e Tiranës më tepër se dy vite më parë.

Gjatë tri orëve të qëndrimit në SPAK, Çuli mendohet se është pyetur për rrethanat e shembjes së Teatrit Kombëtar gjatë natës në orët e para të 17majit 2020.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur në prokurorinë e Posaçme pas kallëzimeve të shumta të bëra nga Aleanca për Teatrin.

Ata kanë denoncuar një sërë zyrtarësh të lartë që morën vendimin për shembjen e tij, mes të tjerëve edhe kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjithashtu Aleanca ka kallëzuar penalisht edhe efektivët që morën pjesë në shembjen e Teatrit si dhe ish-kreun e policisë Ardi Veliu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rreth orës 04:30 të 17 majit 2020, dhjetëra forca policie rrethuan godinën dhe e zbrazën për t'ua lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks.

Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar sëbashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u liruan.

Ndërkohë që SPAK pasi ka kryer verifikimin e dokumentacionit ka nisur tashmë marrjen ne pyetje të personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, një prej të cilëve edhe drejtori Hervin Çuli.

Zgjohet SPAK, drejtori Hervin Çuli 3 orë para prokurorëve
Hervin Çuli sot para godinës së SPAK
Zgjohet SPAK, drejtori Hervin Çuli 3 orë para prokurorëve
Hervin Çuli sot para godinës së SPAK