Çipa: Rama foli për oligarkët që kanë ndërtuar pa leje, por këta me ligj duhet të ishin në burg

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se Veliaj nuk është në një pozitë komode për ndërtimet pa leje, por ai e anashkaloi Veliajn dhe e vuri përgjegjësinë te polici.

Ai tha se Rama foli për oligarkë që kanë bërë kate pa leje, por ligji parashikon që ata që e kanë bërë një gjë të tillë, duhet të përfundon në burg,

Çipa: Veliaj nuk është në një pozitë komode, por Rama anashkaloi Veliajn dhe e vuri përgjegjësinë te polici. Prandaj e gjitha kjo është për konsum politik. Kryetari i bashkisë duhet të nxirrte në reagim së paku sektorin e bashkisë për kontrollin e territorit.

Kjo tregon se Rama ka një politikë jo të shëndetshme me politikat selektive. Ai foli për oligarkë që kanë bërë kate pa leje, por ligji parashikon që ata që e kanë bërë një gjë të tillë, duhet të përfundon në burg, në fakt Rama nuk jep mundësinë e dënimit me burg, por vetëm me atë të blerjes.