Nga Libia në Shqipëri, bllokohet anija çisternë me 2275 ton naftë kontrabandë
Një anije çisternë, nga Libia në Shqipëri me 2275 ton naftë kontrabandë është bllokuar në Durrës në kuadër të operacionit “Ring”
Policia ka vënë në pranga 4 shtetas të huaj ndërsa procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”
Të arrestuar janë kapiteni i anijes dhe 3 pjesëtarë të anijes.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.


