Atentati i dështuar në Durrës, shënjestrën e ndihmoi të largohej një shtetas maqedonas

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i dështuar dje më 12 shtator 2022 në Durrës.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj informoi se objektiv ka qenë Akil Nerjaku. Pasi i ka shpëtuar të shtënave, një shtetas maqedonas që nuk ka lidhje me ngjarjen dyshohet ta ketë ndihmuar të largohet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sa i përket armës dëshmitarët thonë se ka qenë një pushkë, por nuk përjashtohet as snajperi.

"Sipas dëshmitarëve dyshohet të ketë qenë një pushkë me tytë të gjatë, por nuk përjashtohet se mund të ketë qenë snajper.

Një shtetas maqedonas, që nuk ka lidhje me ngjarjen, i ka ardhur në ndihmë dhe e ka ndihmuar të largohet.

Dyshohet se autorët e kanë ndjekur për një kohë duke kontrolluar cdo lëvizje.

Dyshimet e policisë kanë të bëjnë me eleminimin fizik. Është një person me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje," informoi gazetari.

Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit e ndërsa plumbi ka prekur vetem një makinë e cila ndodhej në anë të rrugës.