Kaprata: Ministritë të mbushura me njerëz partiakë, të gjithë e dimë që institucionet nuk punojnë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gent Kaprata, urbanist u shpreh se ministritë janë ndërtuar nga një dimension partiake dhe së pari do që të marrë pas ato që ka investuar për partinë

Ai tha se po e shohësh të gjithë se institucionet nuk punojnë, kjo sipas tij ose janë të gjithë injorantë, ose janë të gjithë të korruptuar.

Kaprata: Ne e kemi parë që ministritë janë ndërtuar nga një dimension partiake dhe së pari do që të marrë pas ato që ka investuar për partinë. Po e shohim të gjithë se institucionet nuk punojnë. Kjo ose janë të gjithë injorantë, ose janë të gjithë të korruptuar? Unë mendoj se është diçka ne mes. Këta kanë ardhur në pushtet jo për të shërbyer por, për të marrë vota.