"Me profesionin tim atje ndihem si princeshë!" Klodiana Shala me sytë drejt Amerikës
Sportisja e njohur dhe trajnere personale Klodiana Shala zgjodhi SHBA-në për të kaluar verën që sapo lamë pas. Një shtysë e madhe ishte familja e saj, vëllai, nipi dhe mbesa e saj.
“Këtë verë ia përkushtova familjes në SHBA. Në San Francisko, Los Angelës” tregoi ajo sot në mëngjes për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.
Klodiana tregon se shkon shpesh por a e ka menduar të shkojë të jetojë në Amerikë
“Duke e menduar jam. Më pëlqen të shkoj por do rrij apo jo është gjë tjetër”
Po kush është ëndrra amerikane që ka Klodi?
“Kam një profesion shumë të mirë, sidomos për jashtë dhe jo shumë për Shqipërinë. Ha bukë mirë madje – thotë ajo me batutë e shton ”është profesion i duhur atje si nga ana financiare dhe ana morale. Ndihem sikur jam një princeshë atje kur shkoj”
Emisioni "Dite e Re" transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.
