Dështon atentati me snajper në Durrës, dyshohet se do qëllohej Akil Nderjaku

Një atentat i cili për pak nuk prodhoi viktimën e radhës u regjistrua në Durrës. Burime jo zyrtare të policisë thonë se  shenjestër e autorëve ishte shtetasi Akil Ndërjaku, me precedent penalë. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit më 12 shtator 2022 ndërsa plumbi ka prekur vetem një makinë e cila ndodhej në anë të rrugës.

Një atentat me snajper është regjistruar pak para mesditës së të hënës (12 shtator 2022) në Durrës ku sipas burimeve dyshohet se shënjester e autorëve ka qenë Akil Ndërjaku, person me precedentë penalë që njihet edhe me emrin tjeter Genti.

Policia ka bërë të ditur se ai ka qënë duke lëvizuar me makinë në zonën e plazhit  në momentin që është qëlluar me armë ndaj tij.

Sapo ka dalë nga automjeti, ai është qëlluar në drejtim të tij nga një person që mendohet se ka qenë në anën tjetër të rrugës. Fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur personin që mendohet se ishte objektiv por një makinë e cila ndodhej pranë tij. Automjeti që ka gjurmën e plumbit i përket një shtetasi nga maqedonia i cili ndodhej në durrës për pushime.Nga kamerat e sigurisë është arritur të pikaset një fugon ngjyrë i bardhë që dyshohet se i përket autorëve.

Nga verifikimi i kamerave është konstatuar se autori ka pasur një armë me tytë të gjatë, e ngjashme me snajperin, por përcaktimi I saj do të bëhet pas ekspertizës së predhës.

Pas ngjarjes,  Akil Nderjaku është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka qënë ai objektiv i atentatit.

Ndërkohë që policia deri në këtë fazë është e paqartë se kush ishte personi që autorët kanë dashur të ekzekutojnë. Burimet nga policia e Durrësit thanë se është identifikuar vetëm mjetin “Furgon”, nga i cili u qëllua me armë ndërkohë që nuk dihet se kush janë autorët.

Genti Ndërjaku është arrestuar për “Mbajtje pa lejë të armëve” gjatë operacionit “Vjeshtë 2017”, së bashku me Marjuz Fierzën, njeri ky që njihet si lidhje shoqërore e Lulzim Berishës.Teksa Fierza është dënuar për akuzë e Armë mbajtjes pa lejë, Akil alias Gentian Nderjaku, është liruar pasi rezultoi se ai ishte pajisur nga policia e Durrës me një lejë për të mbajtur armë.


LAJMI NE PERDITESIM

 12:25 Atentati në Durrës, vjen njoftimi i Policisë

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim mbi atentatin e dështuar në Durrës më 13 shtator.

Në njoftim thuhet se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar në pronësi të një shtetsasi maqedonas. Por nuk thuhet asgjë mbi shënjestrën e dyshuar të atentatit, Akil Nerjaku.

"Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person," thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


12:11 DETAJI/ Ndaj Nerjakut u qëllua nga një furgon i bardhë, kamerat kapën momentin


11:22 Detajet e hetimit/ Nerjaku u qëllua sapo doli nga një makinë e blinduar, me të dhe 2 persona të tjerë


Ora 11:01 Atentati i dështuar në Durrës, shënjestrën e ndihmoi të largohej një shtetas maqedonas
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj informoi se objektiv ka qenë Akil Nerjaku. Pasi ai u ka shpëtuar të shtënave, një shtetas maqedonas që nuk ka lidhje me ngjarjen dyshohet ta ketë ndihmuar të largohet.

Sa i përket armës dëshmitarët thonë se ka qenë një pushkë, por nuk përjashtohet as snajperi.


Ora 10:33 Dështon atentati me snajper në Durrës, ja kush ishte objektivi

Një atentat më armë zjarri ka dështuar një ditë më parë (12 shtator 2022) në Durrës.

Sipas burimeve te Ora News dyshohet se shënjestër ishte shtetasi me iniciale Akil Nerjaku, banues në zonën e Shijakut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky shtetas ka qenë rreth pasdites në zonën e plazhit kur është qëlluar me armë zjarri që dyshohet të jetë snajper.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se arma nuk ka kapur shënjestrën, por një makinë në rrugë.