Lapaj kujton rastin tragjik të Rrogozhinës: Rama i ashpër vetëm me qytetarët thjeshtë që ndërtojnë pa leje
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se nuk i harrohet rasti i dy fëmijëve që vdiqën në Rrogozhinë pasi donin të takonin babain e tyre në burg për ndërtim pa leje.
Ai tha se Rama sillet shumë ashpër me qytetarët e thjeshtë duke i çuar drejt fatkeqësisë dhe me oligarkët nuk e bën këtë gjë.
Lapaj: Nuk më hiqet nga mendja ajo historia e asaj familjes që fëmijët shkonin dhe takon babain e tyre ne burg sepse kishte bërë një mbulim të çatisë. Fëmijët humbën jetën. Qytetarin e zakonshëm e merr dhe e fut në burg dhe i merr jetën atij, je i ashpër më të, ndërsa për atë ndërton jo për hall, me të fuqishmin, sillet mirë.
Kush je ti që t’i legalizosh këto ndërtime me 350 euro. sepse me kaq çdo njeri mund të ndërtojë pa leje, sepse këtu shitet me 3000 euro metri. Ligji parashikon për ndërtimet pa leje deri në 7 vite burg.
