Kaprata: Rama do të legalizojë ndërtime pa leje me 350 euro/metri, katet shtesë pa qëndrueshmëri
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gent Kaprata, urbanist u shpreh se Rama do që të legalizojë pallatet pa leje me çmim të ulët.
Ai tha se ka shumë njerëz të cilët kanë ndërtuar disa kate pa leje në tarraca duke prekur edhe strukturën mekanike të ndërtesës.
Kaprata: Përpos populizmit të kësaj qeverie, Rama do që të legalizohen ato ndërtesa që i ka lejuar vetë, por nuk u ka dhënë leje. Do t’i legalizojë dhe të marrin pallatin e vet, duke marrë rreth 350 për metër dhe është sërish me metër. Çmimi i tregut nuk është 350 euro, ma gjej një çmim të tillë?
Varianti tjetër është që të dalin në treg dhe njerëzit e tarracave kanë ndërtuar nga 2-3 kate. Kush garanton, përpos Ramës, që të jetojmë aty se e ka legalizuar, se ka qëndrueshmi mekanike. A jetohet dot në një pallat se janë shtuar disa kate?

