Caka: Avokati Beqiri, lehës i Rilindjes, i dënuar dhe i kërkuar nga Interpoli për falsifikim
Ish-deputetja e LSI-së, tashmë Partia e Lirisë, Silva Caka ka hedhur akuza ndaj avokatit Idajet Beqiri për të cilin tha se ai i dënuar për falsifikim dhe mashtrim.
Sipas Cakës, ai ka pasur disa pseudonime si: "Petrit Tepelena", "Alban Vjosa" dhe "Kolonel Ilir Duraku" por nuk i fshihet dot të vërtetës.
Ajo tha se Beqiri ka qenë i dënuar me 4 vjet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Belgjikë për mashtrim dhe falsifikim.
Caka: Avokati" i denjë për Rilindjen, i dënuar për falsifikim dhe mashtrim në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit. Rilindja nuk ka një "avokat" më të denjë se Idajeti. Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së PPSH, që e ka dënuar për falsifikim me 1 vit burgim dhe pas mëshirës që kërkoi ju ul dënimi në 4 muaj, një tjetër vendim zbulohet për këtë kampion të mashtrimit dhe falsifikimit.
Idajeti siç faktohet nga ky vendim është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Liezh, rikonfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit në Belgjikë. Me kartelë të kuqe nga Interpoli, ky "lehës" i tredhur nga gjykatat, fshihet studiove dhe portaleve ku ndërsehet pa pushim nga Rilindja kundër Ilir Metës. Idajeti, mund të fshihet pas pseudonimeve të tij: "Petrit Tepelena", "Alban Vjosa" dhe "Kolonel Ilir Duraku" por nuk i fshihet dot të vërtetës.
Sa më shumë leh Idajeti, aq më shumë vendime gjykatash dalin. Gjynah për nipërit dhe mbesat që Idajeti në vend të përrallave, duhet t'i rritë me vendimet e Gjykatave që e kanë dënuar në çdo kohë. Falsifikator dhe mashtrues me vendim gjykate, a ka kush që të beson mor i gjorë?!


