Reduktohen pyjet, në tre vitet e fundit 30 mijë hektarë më pak sipërfaqe pyjore

Në vitet e fundit në Shqipëri nuk janë vetëm banorët që largohen, edhe sipërfaqet e gjelbra janë reduktuar ndjeshëm. Sipas INSTAT në tre vitet e fundit janë të paktën 30 mijë hektarë më pak sipërfaqe pyjore, kullota apo me bimësi të ndryshme.

Më konkretisht sipas INSTAT në vitin 2021 vetëm pyjet kanë njohur një shtesë me rreth 100 mijë hektarë, ndërsa  kullotat janë 30 mijë hektarë më pak dhe sipërfaqet me bimësi të ndryshme u tkurrën me rreth 80 mijë duke e krahasuar me vitin 2020.

Por situata duket më e paqartë kur Institute i Statistika saktëson se  sa I përket  pyjeve në në vitin 2021, janë përfshirë edhe sipërfaqet që ndodhen në zonat e mbrojtura dhe si rezultat ka një rritje prej 94.882 ha, krahasuar me vitin 2020.

Më tej shtohet se ka 1.716.824 hektarë sipërfaqe të gjelbra duke përfaqësuar 59,7 % të territorit.

Në fondin pyjor sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,8 %, ndjekur nga të tjera lloje.

Zonat e mbrojtura, zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ato ofrojnë.

Ato ndahen në 6 kategori por që duket se në të gjitha të dhënat nuk ka as reduktim dhe as shtim. Megjithatë duket se krahas djegieve dhe prerjeve të pemëve, janë ndërtimet ato që po zënë gjithnjë e më shumë vend, duke u mbuluar me beton miliona metër katror.

Reduktohen pyjet, në tre vitet e fundit 30 mijë hektarë më