Meta: Ja ç'ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një fotoje të postuar në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se si janë kthyer hapsirat e gjelbërta në beton .

Krahas fotos ai shkruan se “Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës”.

“Fotot janë demaskimi asgjesues se ç'ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve.

"Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë." - Bertolt Brecht”, shkruan Meta.