Arsimi profesionale në Elbasan, interes për zanatet që kërkon tregu i punës

Në Elbasan të rinjtë po u drejtohen shkollave profesionale për marrjen e një zanati.

Synojnë në këtë mënyrë të integrohen më shpejtë në tregun e punës.

Në shkollën e mesme profesionale “Ali Myftiu” deri më tani janë plotësuar me nxënës 7 klasa paralele për vitin e parë.

Drejtuesit tregojnë se vitet e shkuara numri i klasave ka qenë më i lartë.

Refiko Lushjani: Kemi hapur çdo vit 8 paralele pra 8 klasa të dhjeta dikur edhe nëntë. Deri tani 7 klasa i kemi të hapura.

Drejtorja Refiko Lushjani thotë se më të kërkuara nga nxënësit janë degët shërbim mjetesh transporti dhe elektroteknikë.

Refiko Lushjani: Shkolla “Ali Myftiu” ofron kryesisht drejtime teknike dhe ne kemi regjistrime në të gjitha degët që ofron kjo shkollë.

Risi këtë vit është programi i gjeodezisë.

Refiko Lushjani: Duhet të ndërgjegjësohet dhe komuniteti  që të rinjtë është më mirë të marrin një profesion dhe nuk i pengon askush që të vijojnë studimet e larta. 

Mësimi në këtë shkollë do të nisë të hënën e 12 shtatorit por regjistrimet do të vijojnë deri në fund të muajit.