Yuri Kim pas përkujtimit të 11 shtatorit nga presidenti Begaj: Së bashku jemi më të fortë
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit në SHBA përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan botën përgjithmonë. ”
Sakaq ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar duke e shpërndarë këtë postim krahas së cilit shkruan se SHBAnuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohën e nevojës.
“Faleminderit President Bajram Begaj SHBA nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohën tonë të nevojës. Së bashku jemi më të fortë.”, shkruan Yuri Kim.
Thank you, President @BajramBegajAL . ???????? will never forget the loyalty and solidarity of the people of ???????? in our time of need. We are stronger together. https://t.co/zp9Jewdorn
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 11, 2022
