Tallje me taksat e qytetarëve, bashkia Gjirokastër hedh vetëm 200 m beton si investim në lagjen SMT
Lagjja periferike SMT, është një prej zonave në Gjirokastër që vuan mungesën e investimeve. Edhe kur bashkia drejtuar nga Flamur Golemi ndërhyn, po kryen punime pa cilësi të cilat cilësohen tallje me taksat e tyre nga qytetarët.
Këto pamje vijnë nga lagjja SMT në qytetin e Gjirokastrës.
Infrastruktura e munguar u vështirëson jetën banorëve atje.
Në verë mbizotëron pluhuri dhe në dimër baltë e ujë në derë të shtëpive.
“Nuk futen makinat atje dhe atje në fund do të bëhet pellg në dimër.”
Me afrimin e vitit elektoral, kur do tu kërkojnë sërish votën, banorët tregojnë se Bashkia e Gjirokastrës u kujtua për ta.
Ndërhyri duke shtruar me beton një pjesë të një rrugë të cilësuar kryesore në lagjen periferike.
“Edhe ata që kanë bërë e kanë bërë sakat.”
Punime sipërfaqësore pa asnjë standard që siç thonë banorët vetëm do ta përkeqësojë situatën.
“Ne vetëm mbytemi këtu, do të bëhet pellg aty.”
Për banorët nuk është investim, por tallje me taksat e tyre.
“Kjo është kaluar talljes.”
Mbrëmjet janë edhe më të vështira në lagjen periferike të Gjirokastrës.
Rrugicat e SMT-së zhytën në terr.
“Ne këtu jemi lagjja më skandaloze.”
