Aksident në Tiranë, dëmtohen mjetet, fatmirësisht pa dëme në njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2022, 09:48
Një aksident i ndodhur pranë mbikalimit të Pallatit me Shigjeta ka shkaktuar trafik të rënduar mbrëmjen e djeshme (10 shtator 2022).
Dy automjete janë përplasur duke pësuar dëme të rënda por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Për shkak të shpejtësisë dhe një automjet tjetër u përfshi në aksident.
Në vendin e ngjarjes arriti policia duke normalizuar situatën për qarkullimin si dhe duke marrë masa për largimin e mjeteve nga aksi rrugor.




