Kapet me thikë dhe përforcuese grushti me vete, i vihen prangat 19-vjeçarit në Korçë

Një 19-vjeçar në Korçë është vënë në prangat e policisë.

Ai është kapur teksa qarkullonte me armë të ftohta me vete.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.