Sulmi kibernetik i Iranit, Rama: Sistemet e pikave kufitare janë në punë, agresioni nuk ia arriti qëllimit

Edhe pse sistemi TIMS, që rregullon hyrje-dalje në pikat kufitare, mbeti i bllokuar për orë të tëra, kryeministri Rama kërkon të bindë qytetarët se agresori nuk ja arriti qëllimit falë ndërhyrjes teknike të vendit tonë. Por Këshilli Kombëtar i Sigurisë në SHBA njoftoi në Twitter se ata po mbështesin vendin tonë për të rimarrë këtë program që duhej të aksesohej vetëm nga policia e shtetit.

Pas rikthimit të sistemit TIMS nën kontroll të shtetit shqiptar , kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter e ka cilësuar të rëndë ndërhyrjen e hakerave në këtë program që cilësohet si rëndësisë së lartë të vendit tonë. Por si në sulmin që u bë ndaj portaleve qeveritare, edhe në këtë rast kreu i qeverisë garanton se ndërhyrja ka izoluar rrjedhjen e informacioneve të serioze, pavarësisht se në media u publikuan materiale të rëndësishme të cilët ishin marrë nga hakerat pas ndërhyrjes së tyre, të cilët bllokuan sistemin duke shkaktuar radhë të gjata në pikat kufitare të vendit.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!”

Ndërhyrjet e hakerave iraniane në sistemin TIMS që aksesohet vetëm nga policia e shtetit nuk kanë shërbyer për Edi Ramën që të ngre pikëpyetje mbi sigurinë e sistemit mbrojtës, por e ka kthyer në një çështje politike, duke u “hakmarrë” ndaj kritikëve dhe skeptikëve mbi sigurinë kibernetike të vendit tonë.

“Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA ka dënuar sulmin kibernetik ndaj një prej vendeve të NATO-s Shqipërisë. Ky aktiviteti keqdashës kundër Shqipërisë sipas SHBA vjen pas sulmit të 15 korrikut nga qeveria e Iranit. SHBA po i jep mbështetjen e nevojshme shtetit shqiptarë për të rimarrë nën kontroll sistemin time, përmbyllet deklarata e tyre në Twitter.