“TIMS” rikthehet pjesërisht në porte dhe disa dogana
Vijojnë përpjekjet për rikthimin në normalitet të sistemit “TIMS”.
Në portin dhe doganën e Vlorës që prej ditës së djeshme (10 shtator 2022) ky sistem nuk punon.
Të gjithë personat që kanë hyrë në portin e Vlorës janë regjistruar përmes rregjistrave portual. Pasagjerëve që kanë udhëtuar drejt Italisë ju është dashur të presin disa orë për të kryer verifikimet përkatëse, raporton gazetari i Ora News Edi Ruçi.
Gjithashtu dhe në Qafë-Thanë, Tushemisht dhe Goric vazhdon të jetë i bllokuar sistemi, ndaj puna vijon përmes regjistrave ku janë 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Edhe në pikën kufitare të Morinës sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në funksion. Por në këtë pikë kufitare nuk paraqitet radhë për shkak të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, Shqipëri-Kosovë, për të kaluar pa kontrolle për sezonin turistik.
Sakaq vijon puna normalisht me sistemin e rikthyer në normalitet në punë në Kapshticë dhe Kakavijë.
Irani ka nisur nje ofensive tjetër kibernetike ndaj Shqipërisë. Pas sulmeve kibernetike qe kulmuan me hakerimin e serverave qeveritare në mes të korrikut 2022, këtë fundjavë Shqipëria është tronditur nga rënia e sistemit TIMS.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e 9 shtatorit 2022. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter deklaroi se sulmi kibernetik është nga i njëjti agresor që sulmoi infrastrukturën digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mes të korrikut 2022.
Balena përmbys varkën, humbin jetën 5 persona
11 Shtator, 09:22
Bashkë me sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit doli jashtë funksionit edhe faqja zyrtare e Policisë së shtetit.

