Policia bën bilancin javor, zhvillohen 24 operacione, arrestohen 120 persona

Policia e Shtetit ka bërë bilancin javor ku tregohet se gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore.

Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Megaplani operacional i koduar “Fundjava” vuri në pranga 18 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, lëndë narkotike, 5 radio si të Policisë, mjete prerëse dhe 3 "Jet ski".

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Kasalla”, “Tranzit 50”, “Fiction”, “Ndërhyrja”, “Chips”, “Risk”, “Baruti”, “Kreshpan 3”, “Mollaj”, “Pal”, “Çairet” (vijim), “Thirty”, “Shëtitësi”, “Xara”, “Fundjava”, “Antena”, “Perimetri 191”, “Perimetri 192”, “Diesel 2”, “Road Guard 38”, “Autumn”, “Dealer”, “Zastava” dhe “Garden”.

Operacionet “Baruti” dhe “Zastava” në Fier e “Garden” në Lezhë, vunë në pranga 3 shtetas që mbanin armë zjarri me vete dhe në banesë.

-Operacionet policore “Autumn” në Tepelenë, “Mollaj” në Mallakastër dhe “Kreshpan 3” në Fier, kanë vënë në pranga 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

-Operacioni policor i koduar “Risk” goditi 3 raste të shpërndarjes së drogave në doza, u vunë në pranga 3 shtetas, si dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë kanabis, qindra doza kanabisi e kokaine.

Operacione të pandërprera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. “Tranzit 50” në Tiranë, “Road Guard 38” në Gjirokastër, “Perimetri 191” e “Perimetri 192” në Korçë, “Pal” në Sarandë, “Thirty” dhe “Xara” në Qafë Botë, të finalizuar gjatë kësaj jave, 12 shtetas të vënë në pranga për transportimin e 140 emigrantëve në total, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Strukturat e DVP Tiranë, DVP Fier dhe DVP Durrës kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë dhe të 3 ngjarjeve të mundshme kriminale në familje, janë vënë në pranga 3 nga autorët e dyshuar dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe 5 radio si të Policisë.

-Në kuadër të operacionit “Chips”, nga DVP Tiranë, është lokalizuar dhe vënë në pranga 38-vjeçari i cili në vitin 2014 tentoi të vjedhte në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë;

-Në Kurbin është zbardhur dhe dokumentuar tentativa për vjedhje në një bankomat dhe është arrestuar autori i dyshuar;

-Në Tepelenë dhe Elbasan janë zbardhur dhe dokumentuar 2 raste vjedhjesh të pronave dhe pasurive të shtetetasve të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërstrukturor, në Durrës, Kukës dhe Korçë janë goditur 3 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme, janë vënë në pranga 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

•Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.