Pushime të qeta, por jo të lira, në bregdetin e Vlorës ka ende pushues, çmimet ende të shtrenjta

Në këtë fundjavë të dytë shtatori në bregdetin e Vlorës ka ende pushues.

Janë shqiptarë por ka edhe turistë të huaj.

Kanë zgjedhur të pushojnë në vjeshtë pasi në qytet e plazh gjejnë qetësi.

“Thjeshtë, por bukur. Është freskët dhe ka pak njerëz. Të marrim rreze.”

Ata që janë të moshuar thonë se në shtator temperaturat janë ideale për moshën e tyre.

“Temperatura është më e favorshme sidomos për moshën tonë.”

Megjithatë ankohen se çmimet mbeten të larta edhe pse sezoni turistik është drejt fundit.

“Të shtrenjtë janë një cikë, ka krizë ekonomike.”

Kërkojnë që vitin e ardhshëm institucionet vendore t`i kushtojnë më tepër vëmendje higjienës dhe rregullit në plazhe.

“Problemet kryesore janë kanalet në rërë, dhe mbeturinat.”

Sipas të dhënave të operatorëve turistikë 60% e dhomave rezultojnë të prenotuara përgjatë fundjavave deri në fund të muajt shtator.

Rezervimet më të shumta janë bërë nga shqiptarët e Kosovës por nuk mungojnë as shtetasit italianë apo nga vendet e Evropës Lindore.

Pushime të qeta, por jo të lira, në bregdetin e Vlorës ka