“Kriza energjitike rrezikon mbylljen e minierave”, Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë kundër planit të masave të qeverisë
Sindikata e Minatorëve të shqipërisë nuk është dakord me planin e masave që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e krizës energjitike. Kreu i saj thotë se krioza mund të sjellë mbylljen e fabrikave e minierave që nuk do të mund tëp ërballojnë kostot e larta të energjisë elektrike.
Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë ngre shqetësimin se kriza energjitike mund të rrezikojë mbylljen e shumë fabrikave e minierave e për pasojë do të rrisë numrin e të papunëve në vendin tonë.
"Kriza energjitike rrezikon vendet e punës sepse ndërmarrjet e industrisë së rëndë si minierat, fabrikat e ferrokromit, çimentos, rrezikojnë të shkojnë drejt mbylljes. Kjo do rëndojë situatën sociale të punonjësve."
Kreu i Sindikatave të pavarura të Minatoreve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, tha se nuk është dakord me planin e masave që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e krizës energjitike por gjithashtu edhe rritjen e çmimeve.
"Nuk kemi një strategji nga kryeministri".
Për të përballuar këto vështirësi Sindikata e Minatorëve ka kërkuar ndihmë kryesisht në marrjen e kredive.
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të shqipërisë zhvilloi të shtunën në Durrës punimet e Kongresit të tetë ku morrën pjesë edhe delegate nga sindikatat e shumë shteteve si Amerikës, Izraelit, Turqise, Maqedonise së Veriut dhe Kosovës

