Greqia, paketë ndihme, rriten deri në 304 milion dollarë subvencionet e energjisë
Greqia ka planifikuar një paketë ndihme për qytetarët për vitin 2022-2023. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se paketa e ndihmës do të përmbajë plot 5.6 miliardë dollarë teksa do të rriten edhe subvencionet për energjinë.
Greqia ka parashikuar një pakete ndihme për qytetarët e saj teksa do të ketë rritje edhe të subvencioneve të energjisë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi të shtunën vonë se 5.6 miliardë euro do të përfshihen në paketën e ndihmës emergjente për 2022 dhe 2023.
Ai tha se “pas 12 vitesh memorandume, Greqia ka rifituar tashmë autonominë e saj ekonomike nga mbikëqyrja financiare, ndërkohë që luan një rol udhëheqës në zhvillim dhe eksport”.
Mitsotakis tha se 2.3 milionë qytetarë vulnerabël do të marrin 250 euro në dhjetor ndërsa trajtoi ndihmën e shumëpritur të energjisë.
Greqia, si pjesa tjetër e Evropës, ka vuajtur pasojat e operacionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili ka ndezur një krizë energjetike evropiane, duke i shtyrë qeveritë të marrin masa shumë miliarda euro për të ndihmuar qytetarët e tyre nga rritja e kostove.
Mitsotakis në mënyrë specifike tha se subvencionet vitin e kaluar arritën në 174 milionë euro ndërsa këtë vit do të arrijnë në 300 milionë euro.
Masat përfshijnë lehtësim për qytetarët që preken, kompensim për strehimin e studentëve, 150 milionë euro në subvencione emergjente për fermerët për të mbuluar rritjen e karburantit dhe ushqimin e bagëtive, gjithashtu edhe një zbritje në kontributet e sigurimit.
Greqia ka pezulluar TVSH-në në ndërtim në mënyrë që të nxisë aktivitetin e ndërtimit.


