"Do hedh pasaportën, nuk vij më", pasagjerët në Portin e Vlorës prej tre orësh në rradhë

Sulmi ndaj sistemi TIMS ka shkaktuar rradhë të gjata e kaos në Portin e Vlorës.

Qytetarët shprehen se kanë gati tre orë që presin aty dhe ende nuk kanë kaluar.

Disa kanë dhënë pasaportat për të kaluar, disa të tjerë presin biletat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kam që në orën 10, pres biletën, paguaj lekë për tu torturuar këtu. Dhe nuk vij më në Shqipëri. U betova, do hedh pasaportën. Është torturë, në vapë.

Shikoje bluzën se si është bërë. Jo vetëm unë, por të gjithë këta këtu," shprehet një qytetar.

Ai shprehet se askush nuk u ka dhënë asnjë sqarim, ndërsa shoferi i autobusit u ka thënë të presin biletën.