Shkodër, goditen 3 raste të krimeve mjedisore
Janë goditur 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, në fshatrat Grudë e Re dhe Hot i Ri.
3 shtetas të cilët u kapën duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht 3 shtetas.
“U proceduan penalisht E. G., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Ai është kapur në flagrancë në fshatin Grudë e Re, Shkodër, duke transportuar, me një automjet tip “IFA”, rreth 11.6 m3 lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës;
A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër është kapur në flagrancë , në fshatin Hot i Ri, Shkodër, duke transportuar me një automjet (kamion), rreth 9.3 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës;
M. G., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, duke transportuar me një automjet tip “Benz”, rreth 3.2 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.”
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.