Kujtohet beteja e Postribës/ Berisha: Rrezikojmë monizmin, edhe sot në betejë

Në nderim të 28 të pushkatuarve pa gjyq në kryengritjen e Postribës kundër partisë komuniste, Sali Berisha u përkul në memorialin e rezistencës.

Duke vlerësuar përpjekjen e banorëve të Shkodrës e Malësisë ai theksoi se 76 vite më parë populli u ngrit në betejën ndaj monizmit. Teksa solli në vëmendje dhe komunikimin mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Sali Berisha: Do ti shkruante Enver Hoxhës në kuptimin ushtarak “Shkodrën e vendosëm nën pushtim”.

Për Berishën përshkrimin më të mirë të pushtimit komunist e ka thënë At Zef Pllumbi.

Sali Berisha: U hoq sot flamuri kombëtar aty ku ishte dhe u vendos flamuri jugosllav.

Për kreun e PD edhe sot situate është e njëjtë, teksa akuzoi Ramën për korrupsion.

Sali Berisha: Përjeton vendosjen e një partie e të pushtetit të përqendruar në duar e një cubi që nuk ka moral nuk ka nder nuk ka asgjë dhe ky është Edi Rama.

Pas ceremonisë përkujtimore në konferencën për gazetarët, I pyetur mbi shpalljen non grata prej SHBA  dhe së fundimi aluduar dhe se prej BE, Berisha thekson se beteja nuk ndalet.

Sali Berisha: Asgjë në botë nuk do të mundet kurrë të ndalojë këtë projekt. Ky tren nuk ndalet.

Berisha u ndal dhe në publikimin e Ilir Metës prej Autoritetit të Dosjes. Duke kërkuar hapjen e plotë të dokumentit ai e konsideroi një gjueti shtrigash politike situatën.

Sali Berisha: Unë e pashë se ai ishte hartuar në zyrën e Edi Ramës nga ish oficer policie. A nuk tregon kjo se kemi të bëjmë me një gjah shtrigash të pastër politik.

Edhe një herë kreu i PD theksoi situatën e vështirë ekonomike të vendit duke theksuar se paketa e ndihmës e qeverisë është e pamjaftueshme.

Sali Berisha: E provoi Enver Hoxha, do të dështojë edhe ky.