Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 13:30

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimet pas përkeqësimit të kushteve meteorologjike.
"Në baze te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara në drejtimin jug-jugperëndim, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, anijet turistike mbi 12 pasagjerë.
Janë pezulluar të shkojnë në Ishullin e Sazanit, lundrimet janë lejuar vetëm në Karaburun," njoftoi Kapiteneria.
Megjithatë pavarësisht kësaj, anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.
