Stresi një tufë me lule në varrin e Brilant Martinajt. Ende asnjë autor për masakrën e Fushë Krujës
Një tufë me lule në varrin e Brilant Martinajt. E ndërsa kanë kaluar gati 2 muaj nga atentati në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë 22 vjeçari bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën ende nuk ka një autor të dyshuar të arrestuar.
Stresi, reperi i njohur ka qenë një mik i mirë për Brilantin madje ai shpesh i thoshte ‘vëllai i vogël”
Ai ka postuar një foto në insatory ku tregon se ka shkuar pranë varrit të të riut për ta kujtuar me një tufë me lule.
“Më ka marri aq shumë sa vetëm ti e di vëllai im i vogël”, ka shkruar Stresi përmbi foto.
Ndërkohë Ora News ka mësuar detajin më të ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë Krujës.
Tre të rinjtë janë ekzekutuar me një arme të vetme. 91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore. Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.
Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr, ka qenë një komando i stërvitur, dhe me shumë mundësi të ketë ndërruar karikatorin disa herë.
Hetimet janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç.

