Shehi: Aksioni i Ramës me ndërtime show mediatik, po u bën presion grupeve mediatike e politike
Në një intervistë për RTV Ora, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se ndërmarrjet e energjisë elektrike në vend janë kthyer në një çetë partie.
Sipas tij, aksioni i Ramës me ndërtimet pa leje është një spektakël i madh, pasi po u bën presion grupeve mediatike dhe atyre politike që nuk i binden.
Shehi: Qeveria ka nëntë vjet që gënjen me këto muhabete. E kanë gjetur energjinë elektrike më mirë se sot dhe po e lejnë më keq, po të marrësh parametrat kryesorë: prodhimi i energjisë, transmetimi, abuzimi, numri i punëtorëve në ndërmarrjen e KESH, të shpenzimeve ekonomike brenda KESH-it.
Po shikojmë që kemi më shumë burokraci, më shumë shpërdorim sesa kishim 7 vjet përpara. Jo se ishte mrekulli ajo e asaj kohe, por këto u mburrën: Jo kemi mbledhur më shumë para dhe nuk do të kishim debitorë.
Ndërmarjet shtetërore dhe institucionet sot kanë më shumë borxh sot se ç'kishin 8-9 vjet përpara. E gjithë ndërmarja është një deformim ekonomik.
Kjo është një çetë partie. Ky nuk është i vetmi problem, sepse nuk investohet prej vitesh tashmë dhe duan vetëm para. Nuk e kanë liberalizuar sistemin që të gjithë të futen në këtë lojë. Shit-blerjet e qeverisë janë po ato duart, klientët e qeverisë dhe të gjitha këto përfundojnë në xhepat e shqiptarëve.
Për mua kjo është show i madh me ndërtimet, që Rama hedh një gur në lum, vazhdimisht që të mos ngelet tregu mediatik pa lajme. Çfarë është kjo? Një gjë bëhet me ligj, sepse nuk kemi një ligj për këtë, kur nuk kemi ndryshuar ligjin. Ky i jep një formë tjetër me urdhra ministrash. Për mua ky është një mjet presioni kundër grupeve mediatike dhe politike që nuk i bindet këtij. Po ashtu është një lugë bosh kundrejt atyre që e shohin, se këto pallate nuk u bënë mbrëmë, por ky ka 10 vite. Tashi pasi mbaroi punë me kundërshtarët po merret me të vetët.
